BLOX
221
Dëshironi ta ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë shkathtësitë e së ardhmes? Le t'i ndihmojmë ata në rrugën drejt një të ardhmeje të suksesshme, duke u mësuar atyre aftësitë thelbësore të programimit në një mënyrë të lehtë dhe argëtuese.
për Nxënësit e klasës 6 - 8
1 x 90 min. / week
online, klasë, 1-në-1
Parakushtet: Kursi BLOX 162 ose BLOX 171
Qasje 24/7 në MyLogiscool
Ne besojmë se çdokush mund të mësojë të kodojë!
Gjatë këtij kursi, fëmija juaj do të thellojë aftësitë e tij të kodimit ndërsa krijon lojëra kompjuterike dhe punon në projekte gjithnjë e më komplekse me ndihmën e trajnerëve tanë të përkushtuar.
Fëmijët do të punojnë në projekte të ndryshme duke përdorur kodim vizual dhe do të ndërtojnë programe me blloqe shumëngjyrëshe. Me ndihmën e kësaj metode hyrëse, fëmijët mund të mësojnë bazat e programimit në një mënyrë argëtuese dhe tërheqëse. Pasi të kenë përfunduar kursin, fëmijët mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre në rrugën drejt kodimit profesional përmes moduleve gjithnjë e më sfiduese. Përveç kodimit, kursi është gjithashtu i dobishëm për përvetësimin e aftësive jetësore, si të menduarit algoritmik dhe analitik.
Çfarë do të mësojë fëmiu juaj:
Mësimi i parimeve themelore matematikore në mënyrë argëtuese, zbatimi i teorisë në praktikë
Praktikimi i përdorimit të "loops", operatorëve bazë logjikë, kushteve, nëse "if" dhe variablave
Mësoni se si të përdorni sinjale për t'i bërë personazhet e lojës të komunikojnë me njëri-tjetrin
Krijimi i kloneve, duke përdorur kopje të aktorëve të lojës (clones)
Mësimi i variablave lokale
Mësimi i përdorimit të sistemit të koordinatave karteziane
Njohja me konceptin e listave, dhe përdorimin e tij për ruajtjen e të dhënave
Zhvillimi i njohurive për trajtimin e tekstit
Zgjidhja e problemeve dhe të menduarit algoritmik
Vetëbesim
Fokus dhe saktësi
Koncentrim dhe këmbëngulje
Komunikimi
Kërkesat teknike
Për kurset online: Një laptop ose një kompjuter me lidhje interneti dhe një shfletues Chrome, plus një mikrofon. Ne ju këshillojmë të keni edhe kufje dhe një kamerë web.
Softueri i nevojshëm për komunikim dhe kodim online ofrohet nga ne.
Parakushtet
Përfundimi i kurseve BLOX 162 ose BLOX 171.
për Nxënësit e klasës 6 - 8
1 x 90 min. / week
online, klasë, 1-në-1
Parakushtet: Kursi BLOX 162 ose BLOX 171
Qasje 24/7 në MyLogiscool