Workshopet e Krijuesit Digjital

Workshop për Ilustrim Digjital për të rinjët

Nëse fëmiu juaj pëlqen të vizatojë, ose nëse është i/e interesuar se si krijohen ilustrimet dhe dëshiron të krijojë ilustimin e tij/saj, atëherë ky workshop është për të! Ne u mësojmë studentëve teknikat bazë të vizatimit dhe ilustrimeve digjitale. Pjesëmarrësit e workshopit do të zhvillojnë aftësitë e tyre të artit digjital dhe do të mësojnë se si të përdorin mjetet e nevojshme të TI-së për këtë punë.

Workshop për Ilustrim Digjital për të rinjët

për 11 - 13 vjeç

online, klasë, 1-në-1

Max.: 12 (online: 6) participants

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Njësitë mësimore: 8 x 90 min

Frekuenca: 1-4 sesione/ javë, varet nga vendndodhja

Për krijuesit e së ardhmes!

Pjesëmarrësit e workshopit do të mësojnë bazat e vizatimit dhe ilustrimit digjital, duke përdorur një softwer falas të popullarizuar. Ata gjithashtu do të marrin një paraqitje të shkurtër të historisë përkatëse të artit dhe teorisë së vizatimit. Nxënësit do të krijojnë personazhet e tyre dhe do t'i vendosin në një mjedis digjital; duke eksperimentuar me formate dhe stile të ndryshme digjitale, të cilat do t'i ndihmojnë ata të zbulojnë stilin e tyre personal. Pjesëmarrësit mund t'i paraqesin krijimet e tyre grupit dhe prindërve të ftuar në një ekspozitë virtuale në fund të kursit.

Temat kryesore

Workshopi do të përqendrohet rreth temave të mëposhtme:

Historia e artit dhe teoria e vizatimit dhe ilustrimit digjital

Mësimi i ilustrimit digjital: Krijimi i personazheve dhe ilustrimeve të ndryshme, eksperimentimi me stilet dhe teknikat e ilustrimit

Animimi i karaktereve të ilustruara nëpërmjet programimit bazë

Zgjidhja e problemeve, aftësive digjitale dhe të menduarit algoritmik

Kërkesat

Fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim apo njohuri të mëparshme për të përfunduar këtë workshop.

Software i nevojshëm

  • Për workshopet në Logiscool: Ne ofrojmë të gjitha mjetet e nevojshme për workshop.
  • Në rast se shkolla hap workshope online: Për të marrë pjesë në workshopin online, çdo student do të ketë nevojë për një laptop ose një kompjuter në shtëpi me një lidhje të fortë interneti, plus një mikrofon. Ne rekomandojmë gjithashtu një kufje dhe një web-kamerë. Ne do të ofrojmë softwerin e nevojshëm për komunikim online. Koordinatorët e shkollave tona do të japin informacion shtesë për instalimin e softuerit të nevojshëm falas përpara workshopit.
Workshop për Ilustrim Digjital për të rinjët

për 11 - 13 vjeç

online, klasë, 1-në-1

Max.: 12 (online: 6) participants

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Njësitë mësimore: 8 x 90 min

Frekuenca: 1-4 sesione/ javë, varet nga vendndodhja

Portali ndërkombëtar edukues-argëtues për fëmijë
Me MyLogiscool, portalin tonë edukativ-argëtues të rangut botëror, nxënësit mund të frymëzohen nga projektet e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata mund të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre ndërsa luajnë me mini-quests tona, lojërat me rezultate të larta, kuizet dhe sfidat. Platforma i inkurajon ata të ndjekin aktivitete të dobishme dhe argëtuese ndërmjet mësimeve, si dhe gjithashtu i informon ata për lajmet dhe ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare në Logiscool. Ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën e së ardhmes! Rezervoni një orë sesion falas dhe lërini ata të zbulojnë misteret më të bukura të sferës digjitale.