Kurset e programimit

BLOX

161

Dëshironi ta ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë shkathtësitë e së ardhmes? Le t'i ndihmojmë ata në rrugën drejt një të ardhmeje të suksesshme, duke u mësuar atyre shkathtësitë thelbësore të programimit në një mënyrë të kapshme dhe argëtuese.

Dyert e Hapura
BLOX 161 Course
15-17 sesione

për Nxënësit e klasës 4 - 5

online, klasë, 1-në-1

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Ne besojmë se të gjithë kanë mundësinë të mësojnë të kodojnë!

Gjatë këtij kursi, fëmija juaj do të mësojë bazat e programimit duke krijuar lojëra kompjuterike dhe punuar në projekte gjithnjë e më komplekse me ndihmën e trajnerëve tanë të përkushtuar.

Fëmijët do të punojnë në projekte të ndryshme duke përdorur kodimin vizual dhe do të fillojnë të ndërtojnë programe me blloqe shumëngjyrëshe. Me ndihmën e kësaj metode hyrëse, fëmijët mund të mësojnë bazat e programimit në një mënyrë argëtuese dhe tërheqëse. Pasi të kenë përfunduar kursin, fëmijët mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre në rrugën drejt kodimit profesional përmes moduleve gjithnjë e më sfiduese. Kursi është gjithashtu i dobishëm për përvetësimin e aftësive jetësore përveç kodimit, të tilla si të menduarit algoritmik dhe analitik.

Temat kryesore

Një platformë edukative dhe kurrikula e klasit botëror, e projektuar për t'iu përshtatur moshës dhe nivelit të njohurive të fëmijës suaj

15-17 sesionet

Udhëzime personale

Një gamë e larmishme projektesh tërheqëse

Kuize programimi

Qasje 24/7 në mjetet e programimit

Certifikatë e arritjes

Çfarë do të mësojë fëmiu juaj:

Aftësitë programuese, algoritmike dhe analitike të të menduarit:

Duke kaluar parimet themelore matematikore në një mënyrë argëtuese

Të mësuarit e përsëritjes së komandave duke i përdorur "loops"

Përdorimi i kushteve dhe deklaratave nëse "if"

Përdorimi i programimit për të krijuar vizatime

Mundësimi i personazheve të lojës për të folur

Njohja me variablat dhe trajtimin e të dhënave

Kuptimi i operatorëve logjikë bazë (and, or, not) duke u mundësuar atyre të krijojnë kushte më të rafinuara

Njohja me variablat e integruar, duke u mundësuar atyre të marrin atributet e objekteve dhe sfondeve dhe të masin kohën dhe pozicionimin

Kuptimi dhe krijimi i funksionaliteteve të lojës

Përdorimi i ngjarjeve të ndryshme fillestare për fillimin e një programi

Lëvizja e objekteve dhe personazheve të lojës në një skenë të specifikuar

Aftësi të buta:

Zgjidhja e problemeve dhe të menduarit algoritmik

Vetëbesim

Fokus dhe saktësi

Koncentrim dhe këmbëngulje

Komunikimi

Kërkesat teknike

Për kurset online: Një laptop ose një kompjuter me lidhje interneti dhe një shfletues Chrome, plus një mikrofon. Ne ju këshillojmë të keni edhe kufje dhe një kamerë web.

Softueri i nevojshëm për komunikim dhe kodim online ofrohet nga ne.

Parakushtet

Fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim paraprak.

BLOX 161 Course
15-17 sesione

për Nxënësit e klasës 4 - 5

online, klasë, 1-në-1

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

E disponueshme në vendet e mëposhtme

Zgjidhni llojin tuaj sipas renditjes:
Rivendosni të gjithë filtrat
Më shumë opsione filtri

Po ngarkohet...
BLOX 161 Course
Zgjidhni llojin tuaj sipas renditjes:
Portali ndërkombëtar edukues-argëtues për fëmijë
Me MyLogiscool, portalin tonë edukativ-argëtues të rangut botëror, nxënësit mund të frymëzohen nga projektet e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata mund të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre ndërsa luajnë me mini-quests tona, lojërat me rezultate të larta, kuizet dhe sfidat. Platforma i inkurajon ata të ndjekin aktivitete të dobishme dhe argëtuese ndërmjet mësimeve, si dhe gjithashtu i informon ata për lajmet dhe ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare në Logiscool. Ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën e së ardhmes! Rezervoni një orë sesion falas dhe lërini ata të zbulojnë misteret më të bukura të sferës digjitale.