Digital Illustration Workshop
Nëse fëmiu juaj pëlqen të vizatojë, ose nëse është i/e interesuar se si krijohen ilustrimet dhe dëshiron të krijojë ilustimin e tij/saj, atëherë ky workshop është për të! Ne u mësojmë studentëve teknikat bazë të vizatimit dhe ilustrimeve digjitale. Pjesëmarrësit e workshopit do të zhvillojnë aftësitë e tyre të artit digjital dhe do të mësojnë se si të përdorin mjetet e nevojshme të TI-së për këtë punë.
për 8 - 10 vjeç
online, klasë, 1-në-1
Max.: 12 (online: 6) participants
Kushtet paraprake: asnjë
Qasje 24/7 në MyLogiscool
Njësitë mësimore: 5 x 90 min
Frekuenca: 1-4 sesione/ javë, varet nga vendndodhja
Për krijuesit e së ardhmes!
Pjesëmarrësit e workshopit do të mësojnë bazat e vizatimit dhe ilustrimit digjital, duke përdorur një softwer falas të popullarizuar. Ata gjithashtu do të marrin një paraqitje të shkurtër të historisë përkatëse të artit dhe teorisë së vizatimit. Nxënësit do të krijojnë personazhet e tyre dhe do t'i vendosin në një mjedis digjital; duke eksperimentuar me formate dhe stile të ndryshme digjitale, të cilat do t'i ndihmojnë ata të zbulojnë stilin e tyre personal. Pjesëmarrësit mund t'i paraqesin krijimet e tyre grupit dhe prindërve të ftuar në një ekspozitë virtuale në fund të kursit.
Kërkesat
Fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim apo njohuri të mëparshme për të përfunduar këtë workshop.
Software i nevojshëm
- Për workshopet në Logiscool: Ne ofrojmë të gjitha mjetet e nevojshme për workshop.
- Në rast se shkolla hap workshope online: Për të marrë pjesë në workshopin online, çdo student do të ketë nevojë për një laptop ose një kompjuter në shtëpi me një lidhje të fortë interneti, plus një mikrofon. Ne rekomandojmë gjithashtu një kufje dhe një web-kamerë. Ne do të ofrojmë softwerin e nevojshëm për komunikim online. Koordinatorët e shkollave tona do të japin informacion shtesë për instalimin e softuerit të nevojshëm falas përpara workshopit.
për 8 - 10 vjeç
online, klasë, 1-në-1
Max.: 12 (online: 6) participants
Kushtet paraprake: asnjë
Qasje 24/7 në MyLogiscool
Njësitë mësimore: 5 x 90 min
Frekuenca: 1-4 sesione/ javë, varet nga vendndodhja